
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi këtë të mërkurë se nëse do të ndodhte një Luftë e Tretë Botërore, me siguri do të përfshiheshin armët bërthamore dhe kjo do të ishte shkatërruese për botën. Lajmi u citua nga agjencia e lajmeve “RIA”.
Lavrov ka thënë se Rusia, e cila nisi atë që e quan një operacion special ushtarak kundër Ukrainës javën e kaluar, do të përballej me një “rrezik real” nëse Kievi do të fitonte armë bërthamore.
Advertisement