Një pasagjere e cila po udhëtonte drejt Lutonit, Londër është zbritur nga avioni në Aeroportin e Rinasit.
Blutë bëjnë me dije se pasagjerja kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore dhe ka qenë piloti ai që ka urdhëruar që ajo të mos udhëtonte me këtë fluturim.
Policia bashkë me bashkëshortin e pasagjeres e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit është thirrur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:
Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.
AdvertisementShërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore’, thuhet në njoftimin e policisë.