Nëndetëset bërthamore ruse lundruan për stërvitje në Detin Barents.
Kjo, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat bërthamore të vendit të tij të viheshin në gatishmëri të lartë për tensionet me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës.
Flota Veriore e Rusisë tha në një deklaratë se disa nga nëndetëset e saj bërthamore ishin të përfshira në stërvitje të përshtatura për të “trajnuar manovra në kushte stuhie”.
Sipas autoriteteve ruse, disa anije luftarake të ngarkuara me mbrojtjen e Gadishullit Kola të Rusisë veriperëndimore, ku ndodhen disa baza detare, do t’i bashkohen manovrave.
Në rajonin Irkutsk të Siberisë lindore, njësitë e Forcave Raketore Strategjike shpërndanë lëshuesit e raketave balistike ndërkontinentale Yars në pyje.
Ushtria nuk tha nëse stërvitjet ishin të lidhura me urdhrin e Putin-it të dielën për të vendosur forcat bërthamore të vendit në gatishmëri të lartë.
Ishte gjithashtu e paqartë nëse stërvitjet përfaqësonin një ndryshim në aktivitetet normale të trajnimit bërthamor të vendit.