Kryebashkiaku i Kievit: Armiku ka mbërritur në periferi të kryeqytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Kievit: Armiku ka mbërritur në periferi të kryeqytetit

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se trupat ruse janë shumë pranë kryeqytetit të Ukrainës dhe tha se forcat vendase janë gati për ta mbrojtur atë.

“Armiku është në periferi të Kievit. Forcat tona të armatosura, po luftojnë heroikisht për atdheun tonë”, tha Klitschko në një videomesazh në Facebook.

“Janë ngritur fortifikime përgjatë hyrjeve në qytet. Iu kërkoj të gjithëve që të ruani qetësinë. Mos dilni jashtë nëse nuk është e nevojshme dhe futini nëpër strehime nëse bie alarmi”, shtoi ai.

Më herët u raportua se nje karvan disa dhjetëra kilometra i gjatë me mjete të rënda, tanke dhe artileri ruse i ishte drejtuar Kievit, pasi rusët duan me çdo kusht të marrin kontrollin e kryeqytetit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy