Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal, ironizon Metën: U habita si e dekretoi “mbrojtësi” i Kushtetutës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Murrizi çon në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal, ironizon Metën: U habita si e dekretoi “mbrojtësi” i Kushtetutës

Grupi parlamentar demokrat depoziton në Gjykatën Kushtetuese kallzim ndaj ndryshimeve në Kodin Penal. Vetë kreu I këtij grupi ishte sot në Gjykatë për të dorëzuar dosjem

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat Muslim Murrizi çon në Gjykatë Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të ardhura në seancën e 16 prillit.

“Procedura e miratimit të ndryshimit të Kodeve të Procedurës Penale është një procedurë flagrante në shkelje të rregullores së kuvendit dhe të ligjeve e Kushtetutës.

U habita si e dekretoi “mbrojtjësi i Kushtetutës”, nuk po i them gardiani atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe ishte votuar ligji në tërësi”, deklaroi Murrizi.

Advertisement

Ai tha se “do i vërë në dispozicion Gjykatës Kushtetuese të gjitha dokumentet. Tjetër variant Kodi votuan deputetët dhe tjetër u shpall.

Kam vënë në dispozicion dhe kasetën filmike me pamjet sa deputetë kanë qenë në sallë dhe procedurën.

Me këtë rast shqiptarët do të provojnë virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese sa e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës.”

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në seancën e 16 prillit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy