Lufta në Ukrainë/ Ish-ambasadori shqiptar: Kontributi i Shqipërisë ka qenë shumë efikas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë/ Ish-ambasadori shqiptar: Kontributi i Shqipërisë ka qenë shumë efikas

Ish-ambasadori shqiptar në Rusi dhe Ukrainë, Sokol Gjoka e konsideron kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës në këtë periudhë, shumë efikas.

 

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Pus”, Gjoka u shpreh se vendi ynë ka dhënë maksimumin në ndihmën drejt Ukrainës edhe në situata konfliktuale të krijuara më përpara.

 

Advertisement

“Kontributi i Shqipërisë në këtë periudhë ka qenë shumë efikas. Ka luajtur një rol aktiv. Së bashku me SHBA, ka qenë penëmbajtëse në lidhje me deklaratat që përgatiteshin nga Këshilli i Sigurimit për situatën e Ukrainës…Shqipëria ka dhënë maksimumin, jo vetëm tani, por edhe më përpara, veçanërisht gjatë sulmeve dhe situatave konfliktuale të krijuara me Gjeorgjinë në vitin 2008, e më pas në 2014-ën. Shqipëria ka qenë konstante në qëndrimet e saj politike. Madje, i është bashkuar politikës së sanksioneve të Bashkimit Evropian.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy