Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se do të përfshihet në mbështetjen e aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për dhurimin e mjeteve ushtarake dhe pajisje për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ata shtojnë se lloji i mjeteve që do të dhurohen do të jenë sipas kërkesave të shtetit të Ukrainës.
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë ditës së djeshme ndaloi hapësirën ajrore për Rusinë, ndërsa më herët vendosi sanksione ndaj shtetit rus./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedonia do t’i dhurojë mjete ushtarake Ukrainës appeared first on Telegrafi.