Pas pushtimit të Ukrainës, kryeministri japonez, Kishida Fumio u shpreh se vendi i tij do të ngrijë asetet financiare të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm të qeverisë ruse.
Ai i cilësoi veprimet e Rusisë në shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa premtoi se Japonia do të sigurojë një ndihmë humanitare shtesë prej 100 milionë dollarësh për popullin e Ukrainës
Advertisement
“Japonia do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane në bllokimin e bankave të zgjedhura ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT”, theksoi Fumio.