![Estonia ndalon hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/estoi-723x400.png)
Estonia u bashkohet vendeve që kanë ndaluar hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse.
Kryeministrja estoneze Kaja Kallas përmes një postimi në Tëitter u bëri thirrje të gjitha vendeve të tjera të BE-së që të ndjekin shembullin.
Advertisement
“Nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”, shkruan ajo.
Pas Estonisë pritet që vendet e tjera baltike, Lituania dhe Letonia të ndërmarrin të njëjtin hap, ka konfirmuar në një deklaratë për mediat ministri lituanez i Transportit, Marius Skuodis.
Advertisement
Ndërkohë kujtojmë që deri më tani Polonia, Bullgaria dhe Republika Çeke kanë vendosur ndalimet e hapësirës ajroje për linjat ruse.