MF: RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Maqedonisë së Veriut mori grant me vlerë prej 225.6 milionë eurove nga Komisioni Evropian për përkrahje të projekteve infrastrukturore dhe energjetike. Siç u publikua nga ana e KE-së, mjetet janë miratuar në kuadër të pakos së investimeve prej 3.2 miliardë eurove, me qëllim të përforcimit të lidhjes së Ballkanit Perëndimor.

Përkrahja konkretisht i referohet bashkëfinancimit të projektit për rehabilitimin e pjesës lindore të linjës hekurudhore Korridori VIII – aksi i tretë (Kriva Pallankë – Deve Bair, kufiri me Republikën e Bullgarisë), për stacionin e pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, elektranën fotovoltaike Osllomej, si dhe për projektin EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë. Grantet investuese janë miratuar në kuadër të instrumentit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor – WBIF, përmes përkrahjes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Evropiane Investuese (BEI) për të cilat RMV-ja ka parashtruar aplikime.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takimin me eurokomisionerët e BE-së në Bruksel, ku diskutuan për projektet, theksoi se bëhet fjalë për projekte të mëdha infrastrukturore që kanë vlerë të fuqishme të shtuar dhe se ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rimëkëmbjen e ekonomisë, si dhe për sigurimin e stabilitetit energjetik.

Ndërtimi i pjesës lindore të aksit hekurudhor Korridori VIII, gjegjësisht pjesës Kriva Pallankë – Deve Bair, me gjatësi 23.4 km ka rëndësi të veçantë strategjikе për vendin. Vlera e përgjithshme e investimit për projektin është 412.3 milionë euro, me ç’rast përmes instrumentit WBIF do të sigurohen 149.2 milionë euro.

Advertisement

Me ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza në Shkup, përfundimisht do të zgjidhet çështja me trajtimin e ujërave të zeza nga Qyteti i Shkupit, ku si rezultat do të ulet niveli i ndotjes së Lumit Vardar dhe do të rriten standardet për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Vlera e përgjithshme e investimit për projektin është 136.7 milionë euro, me ç’rast përmes instrumentit WBIF do të sigurohen mjete grant me vlerë prej 69.8 milionë euro.

Sa i përket axhendës së gjelbër dhe kalimit nga energjia elektrike në energji solare, rëndësi të madhe do të ketë ndërtimi i elektranës fotovoltaike Osllomej dhe projekti i EMV-së për tranzicion drejt fotovoltaikëve solarë. Ndërtimi i elektranës fotovoltaike do të jetë në vlerë prej 8.8 milionë eurove dhe do të financohet nga SHA EMV – Shkup me hua nga BERZH-i pa garanci shtetërore në vlerë prej 5.9 milionë eurove, granti investues WBIF, i cili u miratua sot në vlerë prej 1.6 milionë eurove dhe mjete vetanake të SHA EMV-së në vlerë prej 1.3 milionë eurove.

Për projektin e EMV-së për tranzicion ndaj fotovoltaikëve solarë me vendimin e sotëm përmes grantit investues WBIF, do të sigurohen mjete financiare në vlerë prej 5 milionë eurove. Projekti përfshin ndërtimin e EF Osllomej 2 me fuqi të instaluar prej 10 MW dhe EF Manastir me fuqi të instaluar prej 20 MW. Vlera e përgjithshme investuese e këtij projekti është prej 25.5 milionë eurove dhe ky projekt do të financohet nga SHA EVM-ja – Shkup me hua nga BERZH-i në vlerë prej 19.8 milionë eurove, e siguruar me garanci shtetërore, granti investues WBIF në vlerë prej 5 milionë eurove dhe mjetet vetanake të SHA EVM-së në vlerë prej 0.7 milionë eurove.

The post MF: RMV-ja mori grant prej 225.6 milionë eurove për projekte infrastrukturore dhe energjetike përmes KE-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy