“Putin ka ndryshuar rendin botëror dhe ukrainasit po e paguajnë me jetën e tyre, sprapsjen e forcave ruse”.
Këtë mendim ka ish-kryesuesja e delgacionit ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, Iryna Friz, e cila nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar pikëvështrimin e saj mbi situatën e fundit të krijuar në Ukrainë.
“Bota nuk po i përgjigjet çmendurisë së Putinit”, shkruan ish-ministrja ukrainase. “Ky është një sulm i plotë i Ukrainës dhe Putini kërkon të marrë Kievin brenda 48-orëve”.
Sipas saj, disa masa duhen marrë, që kjo gjë të mos ndodhë.
E para, është të ndalohen fluturimet ajrore në hapësirën e Ukrainës. Kjo gjë do të mund të ndalonte avionët rusë të kryenin sulme.
Më pas, shkëputja e Rusisë nga SWIFT, do të ishte një hap i radhës. Kjo gjë, do të ndalonte Moskën dhe insitucionet financiare atje, të kryenin dërgesa parash me vendet e tjera.
Një çështje me shumë rëndësi mbetet ajo e gazit, pasi Rusia mund të ushtrojë presion, për të lehtësuar sanksionet ndaj saj. Evropa duhet të tregohet e vendosur dhe t’i mbajë masat e vendosura, përfshi ato ndaj vetë Putinit.
Banka Qendrore e Rusisë, duhet të bëhet pjesë e sanskioneve ndëshkuese po ashtu, pasi po ndihmon Kremlinin në këtë luftë me shuma monetare, të cilat shkojnë në qindra miliardë dollarë.
Pikë strategjike me shumë rëndësi, është edhe ajo e centralit bërthamor të Chernobyl-it, i cili është nën kontrollin e rusëve. Sipas Friz, Putini ka për qëllim të marrë nën kontroll edhe centrale të tjera, për të arritur situata më të favorshme negocimi.
Për këtë arsye, deputetja ukrainase, i bpn thirrje Perëndimit, që të mos ndalet vetëm me mbështetjen e Ukrainës, por të veprojë konkretisht ndaj Putinit.