BE-ja vendos sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE-ja vendos sanksione ndaj Putinit dhe Lavrovit

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksionet e reja që shënjestrojnë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për pushtimin e Ukrainës.

 

Putin dhe Lavrov do të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve, si pjesë e një pakoje masive të sanksioneve, që liderët e BE-së janë pajtuar gjatë një samiti urgjent të mbajtur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se sanksionet do të shënjestrojnë të gjithë ata që kanë rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit.

 

Sipas Borrell, tha se liderët e vetëm në botë që janë të sanksionuar nga blloku evropian janë Bashar al-Assad i Sirisë, Alyaksandr Lukashenka i Bjellorusisë, dhe tani Putin, lider i Rusisë.

 

Advertisement

Në sanksionet e BE-së po ashtu përfshihet edhe kufizime ndaj zyrtarëve rusë të përfshirë në vendimin për njohjen si shtete të pavarura të dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk.

 

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur dy runde sanksionesh ndaj Rusisë, që shënjestrojnë sektorin bankar, atë të teknologjisë, por edhe oligarkët./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy