Lihet në burg kryeinspektorja e IMT-së në Sarandë, Romina Pulaj e cila akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Biznesmeni Pando Papuçi kishte disa muaj që po ndërtonte një pallat shtatë katësh pa leje në kodrinën e qytetit, ndërsa Pulaj nuk ka ndërhyrë për të bllokuar punimet edhe pse ato ishin pa leje.
Advertisement
Nisur nga situata e krijuar, prokuroria bashkë me policinë kanë arrestuar Pulajn, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe biznesmeni Tandro Papuçi, i cili ishte edhe pronari i objektit.