
Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi sulmet ruse ndaj Ukrainës, duke e konsideruar një “shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, që nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”.
“Solidarizohemi me Ukrainën dhe popullin e saj. Rusia duhet të tërhiqet që tani. Është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën”, tha zoti Scholz.
Advertisement
Kancelari gjerman u shpreh se sanksionet perëndimore do të siguronin që Rusia të paguajë një “çmim të hidhur” për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
“Putini po u sjell vuajtje dhe shkatërrim fqinjëve të tij, ai po shkel sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Ai po rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë”, shtoi ai.
Advertisement