Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka telefonuar menjëherë homologun e tij amerikan, Joe Biden, për të kërkuar ndihmë konkrete rreth situatës së fundit të krijuar në Ukrainë pas bombardimeve në qytetet kryesore të vendit, ku ka marrë edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.
Lajmin e ka dhenë vetë Biden, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shpjeguar se Zelensky e ka telefonuar.
“E dënoj këtë sulm të paprovokuar dhe pajustifikuar nga ana e forcave ushtarake ruse”, shkruan Biden. “Informova presidentin Zelensky mbi hapat që po ndërmarrim për të dënuar sulmin ndërkombëtarisht, përfshi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Vetë Zelensky, ia ka kërkuar këtë gjë Bidenit. Pra, që ai të nisë një sërë telefonatash me homologët e tij, me qëllim mbështetjen e Qeverisë ukrainase dhe popullit.
Një takim i liderëve të G7-ës pritet të ndodhë me kërkesë të Biden, ku masa të tjera do të merren ndaj Moskës. Në to, përfshihen sanksione, të cilat përshkruhen si “shumë të rënda” nga Biden.
Ndërsa, mbështetjen për Ukrainën, nuk ta ndalin sipas presidentit.