Njëqind laboratorë në të gjithë botën po kokurojnë për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit të ri, por në Kinë, studiuesit konfirmojnë se kanë zbuluar një trajtim që mund të ndalë epideminë e koronavirusit.
Një medikament në fazë testimi në Universitetin prestigjioz të Pekinit “Beida” do të mundësonte jo vetëm përshpejtimin e shërimit të sëmundjes, por gjithashtu imunizimin e përkohshëm kundër COVID-19.
Gjatë një interviste, Sunney Xie, drejtor i qendrës së kërkimeve të avancuara për gjenet në universitet, theksoi se medikamenti ishte testuar me sukses tek kafshët.
Laboratori i tij mori antikorpe tek 60 pacientë të shëruar nga sëmundja para injektimit tek brejtësit.
Ilaçi përdor antitrupat neutralizues, të prodhuar nga sistemi imunitar i njerëzve për të parandaluar infektimin e qelizave, që ekipi i shkencëtarëve kinezë e ka marrë nga gjaku i 60 pacientëve të shëruar.
Një studim mbi këtë kërkim u publikua në revistën e specializuar “Cell”.
Studimi e shikon atë si një kurë potenciale kundër sëmundjes dhe nënvizon se ky medikament mund të përshpejtojë shërimin.
Ne jemi ekspertë për sekuencat e qelizave të vetme, jo imunologë ose virologë”, theksoi profesori Xie.
“Kur zbuluam se qasja jonë gjeti një antitrup që neutralizoi virusin, ne u kënaqëm”, shtoi ai
Sipas tij, trajtimi mund të jetë i disponueshëm përpara fundit të vitit, në kohën e një sulmi të ri në dimëror të COVID-19 i cili, i shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar dhe që ka prekur tashmë mbi 4,5 milionë persona në mbarë botën.
“Përgatitja e provave klinike është duke u zhvilluar”, shtoi studiuesi duke nënvizuar se ato do të zhvillohen në Australi dhe vende të tjera.
“Ajo që shpresojmë është që këto antitrupa të bëhen një ilaç special që do të ndalojë pandeminë”, theksoi ai.