
Deputeti i PS-së Alqi Bllako është thirrur sot në Komisionin Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.
Bllako theksoi ka dëshmuar mbi 5 ore ne SPAK prandaj s’mund të dëshmojë përpara këtij Komisioni.
Tabaku: Keni mbajtur pozicione të ndryshme dhe jeni thirrur si dëshmitar. SPAK po kryen hetim, jeni thirru nga organi i akuzës?
Bllako: Sa i përket objektit të hetimit të këtij Komisioni unë në kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme dhe në përfundim jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor , ndaj në saj edhe të praktikës të shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision mendoj se jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar rreth këtyre procedurave duke qenë se kam dëshmuar pranë këtij organi.