Ish kryeministri Sali Berisha dënon agresionin rus ndaj Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se Vladimir Putin po dhunon çdo akt, ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Ish-kryeministri e quan Putinin si Brezhnjevin e Ri të Rusisë, ndërsa thekson se paqja në Europë është e rrezikuar.
Advertisement
“Nje vendi i lire dhe i pavarur po pushtohet nga Rusia e Putinit, agresori qe dhunon cdo akt, ligj dhe marreveshje nderkombetare. Shpreh solidaritetin tim me te larte per autoritetet dhe qytetaret e Ukraines dhe denoj me ashpersine me te madhe agresionin e Brezhnjevit te Ri te Rusise, doktrinen e tij te sovranitetit te kufizuar si armikun dhe rrezikun me kryesor te paqes ne Europe. Sb”, shkruan Berisha.