Pas gati dy vitesh mbylljeje për shkak të pandemisë, Australia ka rihapur kufirin e saj për udhëtimet nga jashtë.
“Është një ditë shumë emocionuese, një ditë që e kam pritur me padurim për një kohë të gjatë, që kur u mbyll për herë të parë vendi”, iu tha kryeministri Scott Morrison gazetarëve.
Australia vendosi disa nga ndalimet më të rrepta të udhëtimit në botë pasi u mbyll në mars të vitit 2020 për shkak të Covid.
Australianët dhe disa të tjerë u lejuan të ktheheshin nga fundi i vitit të kaluar, por shumica e të huajve u është dashur të presin.
Advertisement
Udhëtarët që kanë injektuar dy doza të vaksinës nuk kanë nevojë të karantinohen, por udhëtarët e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në një hotel deri në 14 ditë me shpenzimet e tyre.