Shkrimi në “The New York Times”: Dy vëllezër shqiptarë, heronj të ditëve tona në Manhattan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkrimi në “The New York Times”: Dy vëllezër shqiptarë, heronj të ditëve tona në Manhattan

“The New York Times” teksa shkruan për të punësuarit si “super”, “doormen” (portiere) etj, ndalet te puna qe po bejne shqiptaret ne keto dite shume te veshtira te pandemise.

By Julie Satow/ Duke u rritur në Kosovë, Genc Rrahami ëndërronte për që kur të rritej do të jetonte në New York City.
“Mendoja që në SHBA ka shumë para”, tregonte një ditë Genci. “Dhe se unë do të punoja pa u lodhur dhe të hapja një biznes, dhe të krijoja një të ardhme të bukur me një familje të bukur”.

Genci arriti në Manhattan dy vjet më parë dhe gjërat kishin filluar të rregulloheshin. Vëllai i tij më i madh, Genti, punon super dhe e ndihmoi të gjente një punë si “doormen”, portier, në lagjen Greenëich Village.

Në muajin shkurt, ëndrra e Gencit për të hapur biznesin e tij u plotësua kur vëllezërit Rrahmani hapën “G’s Café”, një kafene në Upper East Side.

Advertisement

Nuk kishte qenë momenti i duhur. Gjashtë javë pasi ishte hapjes me ceremoni, “G’s Café” u mbyll për shkak të pandemisë. Kurse sa i përket punës së tij normale, në vend që të hapte e mbyllte dyert e të ndalonte taksitë, Genci papritmas përpiqej të shmangte infeksionin, ndërsa me maskë e me doreza, pastronte banakun, organizonte plehrat, dhe administronte përmbytjen me pako nga kompania Amazon.

Kjo nuk ishte puna që mendonte se do të kryente kur filloi; kjo nuk ishte jeta që kishte ëndërruar. Mirëpo, shpejt, e gjeti një mënyrë për t’u shquar edhe në këtë situatë. Punëtorë të tjerë ndërtesash që cilësuar “esencialë” (thelbësorë) që nga muaji mars do t’i përgjigjeshin gjithashtu kushtrimit.

Ndërkohë që Qyteti vetëizolohej, portierët, hamallët, hidraulikët e punonjësit e tjerë të mirëmbajtjes kanë mbajtur gjallë mijëra pallate banimi në New York, ku ngujohen banorët e tyre. Nga qiellgërvishtësit me doreza të bardha, në Avenunë e Pestë, te pallatet kooperativë të shtresës së mesme në Queens, te komplekset e strehimit publik, pallatet e mëdha të banimit kanë nevojë për ta më shumë se kurrë. Kështu që ata vijuan të punojnë, në vijën e parë të frontit të qyteteve të tyre vertikale në miniaturë.

Disa punonjës të stafit të pallateve të banimit u habitën dhe u zhgënjyen kur morën vesh se u ishte dhënë statusi “esencial”, kurse të tjerë u janë përveshur përgjegjësive shtesë, pavarësisht nga kërcënimi i sëmundjes dhe i humbjes së punës. Pastaj, janë edhe ata si Genci, që shkojnë përtej detyrës, duke dëshmuar talente të panjohura, aftësi, dhe interesa për të ndihmuar njujorkezët e tjerë që të mbijetojnë.

Advertisement

…Disa superë që jetojnë në ndërtesat që mirëmbajnë kanë larguar që aty gratë dhe fëmijët. Ka pasur edhe që kanë vdekur nga virusi.

Sipas sindikatës (unionit) së tyre, SEIU 32BJ, deri në 12 maj, mbi 230 nga 35,000 anëtarët e seksionit të pallateve të banimit kanë dalë pozitivë, ndërsa 39 janë konfirmuar që kanë vdekur nga Covid-19.

Disa punonjës të ndërtesave do të kishin preferuar pushimin nga puna. “Po të më kishin thënë, ‘dëgjo po të heqim nga puna, do marrësh asistencën dhe do të të mbeten përfitimet sociale’ do ta kisha pranuar në sekondë”, thotë Joseph Gramble, baba i divorcuar i dy adoleshentëve që punon si portier në 1225 Park Avenue.

Mirëpo, ajo që tremb në mënyrë të kuptueshme disa portierë, ka frymëzuar disa të tjerë që të hidhen në veprim.
Genc dhe Genti Rrahmani, për shembull, kanë rihapur “G’s Café” në javët e fundit dhe të martën e të enjten, kanë nisur një ritual të ri. I mbushin karrelat-shporta të ushqimeve me qindra kafe dhe ëmbëlsira nga dyqani i tyre dhe ia u çojnë personelit të emergjencës, aty afër, duke ua dhuruar falas.

Kjo përpjekje është sponsorizuar pjesërisht me donacione nga “Metropolitan Building Managers of New York”, një grup superash e menaxherësh të ndërtesave.

Një ditë nga këto, ishin duke u çuar mëngjesin infermierëve dhe mjekëve në Spitalin Mount Sinai Kravis të Fëmijëve. Bashkë me ushqimet u dhuruan edhe një thes me lodra për pacientët e tyre të vegjël.

Advertisement

“Nuk e bëjmë për para”, thotë Genci. “E bëj për veten time, për kënaqësinë e zemrës sime. Sepse e dimë se çfarë do të thotë të jesh një punëtor thelbësor — dhe këta njerëz janë duke punuar për të gjithë ne. Jo vetëm për mua apo për ty, por për këdo”. /Illyria (Teksti i plotë në anglisht mund të lexohet këtu: https://www.nytimes.com/2020/05/15/nyregion/coronavirus-doormen-residential-nyc.html)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy