Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në ditën e parë të fushatës, u ka bërë apel partive të respektojnë Kodin Zgjedhor.
“Ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtëpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor”, u shpreh Celibashi.
Advertisement
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 marsit edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive, që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit.