Ekipet shqiptare rinisin stërvitjen mes masave anti-koronavirus dhe objektivave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekipet shqiptare rinisin stërvitjen mes masave anti-koronavirus dhe objektivave

Skuadrat shqiptare kanë nisur përgatitjet për mbylljen e sezonit. Ekipet kanë nisur stërvitjen në grup. Në momentin e paraqitjes, të gjithë futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit u është matur temperatura nga stafi mjekësor, ndërsa u janë shpërndarë edhe maska e doreza mbrojtëse. Me masat e protokollit shëndetësor, si mënyrë mbrojtje nga pandemia e virusit të ri korona, janë ndërgjegjësuar edhe vetë futbollistët.

Protokolli sanitar ishte kushti për të rinisur stërvitjen, ndërsa problemi më i madh për futbollin shqiptar lidhet me gjendjen fizike dhe rrezikun e lëndimeve të sportistëve.

Lojtarët nuk janë të prekur nga virusi, masat që po aplikojmë janë për të shmangur dëmtime nga momenti që muskulatura e tyre nuk është në gjendje maksimale”, thotë fizioterapisti Arzen Voci.

Advertisement

Rikthimi pas ndërprerjes së gjatë nuk e shqetëson trajnerin Egbo. Bardheblutë do të marshojnë drejt titullit, në 10 javët e mbetura të Kategorisë Superiore, ku kryesojnë me 9 pikë diferencë nga Kukësi.

Pas 71 ditëve, në stërvitje kanë dalë edhe pretendentët për titullin. Te Kukësi, trajneri Orges Shehi nuk e mendon dorëzimin, edhe pse periudha e përgatitjeve është e shkurtër dhe fundi i kampionatit do të jetë i ngjeshur.

“Ditë e shënuar, kthehemi te pasioni dhe puna jone, skuadra është e plote për të vazhduar me entuziazëm”, deklaroi Shehi.

Përgatitjet nisën edhe për Partizanin kampion në fuqi, që do të synojë rikthimin në zonën e kupave të Europës dhe Teutën, që ashtu si Tirana synon ta festojë 100 vjetorin e themelimit me trofe, ndoshta me Kupën e Shqipërisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy