Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski deklaroi se në takimin e sotëm ka propozuar tre terminë, si mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve, fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit, që sipas tij në këtë periudhë pritet që pandemia të ulë intensitetin, kështu edhe shëndeti i qytetarëve do të jetë më pak i rrezikuar.
“Propozuam tre termine për të cilat vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve më se paku do të vihet në rrezik, janë tre terminë që nuk janë fikse. Fundi i gushtit, fillimi i shtatorit, (13 shtator), ku vlerësojmë se pandemia do ta ulë intensitetin. Këtë propozim e kam propozuar në këtë takim të liderëve. Kishte ultimatum nga ana e Zaevit, ne nuk punojmë nën ultimatum, nuk pranojmë ultimatum. Qëndrojmë në propozimin tonë, sepse vlerësojmë se shëndeti i qytetarëve do të jetë më pak i rrezikuar. VMRO-DPMNE-ja ka të vetmin prioritet, shëndetin e qytetarëve”.