Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informon se janë përpunuar dhe aprovuar kërkesat për ndihmë financiare ndaj 7,710 kompanive në vlerë prej 659,324,245 denarë.
“Përfshirë raportin e sotëm, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka aprovuar dhe përpunuar gjithsej 17.813 kërkesa për mbështetje financiare të ndërmarrjeve për pagesë të rrogave për muajin prill 2020 për 110,325 punonjës, ndërsa shuma totale e ndihmës financiare është 1,545,193,018 denarë”, theksohet në kumtesën e DAP-it.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç shtojnë, javën e kaluar ua ka paguar mjetet financiare 10.103 ndërmarrjeve, ndërsa DAP vazhdon me përpunimin e kërkesave të tjera të ndërmarrjeve tek të cilat kishte mangësi teknike në përllogaritjen. /MIA
DAP: Janë aprovuar kërkesa për ndihmë financiare ndaj 7710 kompanive në vlerë prej 659.3 milion denarë
Share.