I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar në Itali, në pranga edhe italiani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë shqiptari i dënuar në Itali, në pranga edhe italiani

Në kuadër të operacionit policor për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona.

Bledar Bedini (Imami), 51 vjeç, është banues në Tiranë. Ai është dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Milani, për veprën penale “Trafik narkotikësh”.

 

Gjithashtu, nga operacioni “Fast Albania” në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës, Alessandro Amorosi, 34 vjeç, banues në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Solothurn, Zvicër, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi drogat”, parashikuar nga Kodi Penal i Zvicrës.

Advertisement

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane dhe zvicerane, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy