Bytyqi: Rritja e pensioneve është e mundshme, ka rritje të dukshme të të ardhurave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi, tha se rritja e pensioneve nuk do të bëhet me intervenim nga buxheti. Bytyqi theksoi se të gjitha raportet nga Fondi për Sigurim Pensional tregojnë se rritja është e mundshme.

“Nëse shikohen mirë raportet e financave të Fondit për Sigurim Pensional do të shihet se në thelb vitin e kaluar, edhe pse vit i pandemisë, i krizës ekonomike, ka rritje të dukshme të të ardhurave për shkak të lëvizjes së ekonomisë dhe lëvizjes së pagave”, tha mes tjerash Bytyqi.

Bytyqi njoftoi se do të ketë takime mes Qeverisë dhe palëve të përfshira.

“Atë që do ta bëjmë te pensionet, është e njëjta që e kemi bërë tek paga minimale, këto ditë koordinohemi për të nisur dialog me të gjitha palët e përfshira në pensionet dhe në kategorinë e pensioneve”, theksoi Bytyqi.

Advertisement

The post Bytyqi: Rritja e pensioneve është e mundshme, ka rritje të dukshme të të ardhurave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy