Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot është takuar me Jaroslav Ludvën, ambasador i sapoemëruar i Republikës së Çekisë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim është theksuar se Republika e Çekisë mbështetë rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi do ta ketë edhe më tej mbështetjen me atë që Republika e Çekisë do të drejtojë me Këshillin e BE-së nga 1 korriku këtë vit, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.
Është vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka rëndësi gjeostrategjike dhe se Evropa është e sigurt me integrimin e vendit tonë dhe rajonit në BE.
Kryeministri Kovaçevski, theksojnë nga Qeveria, ka porositur se Republika e Çekisë është partner i vlefshëm i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i rëndësishëm i perspektivave evropiane si qëllim strategjik pas anëtarësimit në NATO.
“Jemi përcaktuar të punojmë përmes komunikimit të hapur dhe të ndershëm në dialogun me Republikën e Bullgarisë. Energjia e re në bisedimet është e njohur edhe në shtetet dhe në BE-në. Vazhdojmë të punojmë sipas parimit të respektimit të tjetrit, ruajtjen e dinjitetit të qytetarëve të dy vendeve dhe në frymën e vlerave evropiane”, ka thënë Kovaçevsaki.
Në takim është vlerësuar se nisma “Ballkani i Hapur” si një nga hapat drejt BE-së çon në avancimin e marrëdhënieve mes shteteve në rajon me çka është ndarë përvoja e Grupit të Vishegradit, ose përfitimet në vënien e bashkëpunimit të mirë rajonal.
The post Kovaçevski- Ludva: Mbështetje për eurointegrimet, mundësi për avancimin e bashkëpunimit appeared first on Telegrafi.