Rama, “diktatori”, nuk rrëzohet nga ekranet e TV

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama, “diktatori”, nuk rrëzohet nga ekranet e TV

Nga Edmond Arizaj

E bukura fare eshte kur e thone si zbulese: Edi Rama po vendos diktaturen…Po pse tani me teatrin e kuptuat?

Qe nga 2003 cfare mendoni se ka bere, mos terhiqte flete lulesh: Me do, s’me do…Jo. Po pregatiste me kujdesin dhe llogarite me te hollesishme pushtetin e tij absolut.

Dhjetera nga “armiqte” e sotem te Rames ne media e politike, kane punuar qe ai ta arrije kete. Po ndoshta atehere nuk e dallonin, sepse kishin mbi koke doren e kulacit.

Advertisement

Doren e kerbacit e njohen pasi “u idhnuan”…

Tani qe jo Rama, por hija e tij mbulon dhe kontrollon cdo qelize te vendit, kur Rama nuk pranon jo kritike, por as keshille, kur Rama sot nuk e sheh me veten si qeraxhi ne post, por si skeptermbajtes, ulerijne “po vendoset diktatura”.

Epo mire, si do e rrezoni diktaturen? Si do e bindni popullin? Me teatrin?! Keshtu do u thoni demokrateve dhe te pezmatuarve ne Shkoder, Korce, Fier, Durres, Berat, Vlore, Elbasan…

Po atyre qe as e dine c’eshte teatri cdo u thoni?

Advertisement

Si do justifikoheni kur t’ju pyesin: Pse Tirana qendroi e ftohte? Jo, jo.

Teatri eshte per te mbushur shpirtin, por kur vete e perserisni deri ne bezdi se njerezit s’kane te mbushin barkun, valle a do interesohen per te ardhur pas jush qe te mbushi shpirtin nje pjese? Sepse teatri s’eshte per te gjithe…

Teatri mund te jete nje strumbullar i perkohshem, por qe pa dyshim, Rama mund ta shkule aq shpejt sa te harrohet edhe ky elektrizimi i 72 oreve te fundit.

Ju vazhdoni me te njejten strategji, aty ku Rama ju do, me ekranin.

Advertisement

Aty ku Rama ju vjen studio, me studio, portal, me portal dhe ben ate qe di te beje ne menyren me te shkelqyer.

Madje edhe duke u argetuar dhe duke u tallur. Nuk keni per t’i bere asgje Rames vetem nga ekranet dhe portalet.

Jane njerezit qe u duhen. Jane gati 40 perqind e votuesve, qe nuk duan t’ia dine per askend nga ju, vetem per hallet e tyre.

E keta, qe mund te jene palca e vendit, nuk jane njerez qe behen per vete nga studiot..

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy