“Të arrestohet një ministër”/ Basha: Është përgjegjës për inceneratorët, SPAK të mos presë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Të arrestohet një ministër”/ Basha: Është përgjegjës për inceneratorët, SPAK të mos presë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se një ministër i qeverisë Rama është përgjegjës për çështjen e inceneratorëve. Në një konferencë para medias, Basha paralajmëroi se një prej anëtarëve të kabinetit Rama do të shkarkohet si përgjegjës për këtë aferë.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Advertisement

“I kërkoj të veprojnë sot me arrestimin e përgjegjësit. Nuk mjafton arrestimi i bishtit, SPAK mos të presë që të shkarkojë ministrin e radhës që pastaj ta arrestojë. E qartë është se kurbani i radhës për këtë afere po bëhet gati me shpresën  që të shpëtoje koka e kësaj afere, por nuk ka shqiptar, nuk ka njeri mos e kuptojë që e gjithë kjo skemë korruptive nuk mund të ndërtohej dhe zbatohej pa miratimin e Edi Ramës. Ndaj kjo është thirrja që kam ndaj SPAK.”

 

Sipas Bashës, përgjegjësi kryesor për çështjen e inceneratorëve është kryeministri Edi Rama.

 

Advertisement

“Kjo betejë garanci të parë për fitore ka se i del për zot shqiptarëve, socialiste dhe demokratë. Kjo po bëhet për intertesin bazik, paratë e shqiptarëve që i ka përprirë kjo mafie, ku Toto Riina është Edi Rama.”

 

Basha ka sqaruar edhe voten pro zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut, duke theksuar se Partia Socialiste ishte më e interesuar që mandati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të mos zgjatej.

 

Advertisement

“Ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali Berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën?”

 

Përballja e parë mes PD dhe kryeministrit Edi Rama për çështjen e inceneratorëve do të jetë në 23 shkurt kur shefi i qeverisë të shkojë në Komisionin Hetimor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy