Cristiano Ronaldo “rreh” Georginën, fëmijët i hidhen në sulm (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cristiano Ronaldo “rreh” Georginën, fëmijët i hidhen në sulm (FOTO)

Prej dy muajsh Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë qndruar në Madeira, për t’i shpëtuar koronavirusit. Dy javë më parë ai u rikthye në Itali dhe sipas ligjit të vendosur këtë kohë pandemie, i është nënshtruar një karantine 14 ditore sëbashku me familjen.

Ndonëse Cristiano na ka munguar në fushat e blerta, në rrjetet sociale ai dhe partnerja Georgina Rodriguez kanë qenë mjaft aktiv.

Një video tejet interesante është postuar në Instagramin e bukuroshes spanjolle, në të shihet ylli portugez sëbashku me dy vajzat dhe djalin e tij të vogël. Për të parë reagimin e të vegjëlve të tyre, Ronaldo e Georgina realizuan një lojë për ta.

Advertisement

CR7, shtirej sikur po dhunonte Georginën dhe kjo e fundit bërtiste në kërkim të ndihmës. Në këtë moment reagojnë të vegjlit, të cilët mundohen në çdo mënyrë të shpëtojnë atë nga Cristiano.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy