Berisha prezantoi Bardh Spahinë në Shkodër/ Reagon PD: U shfaq aleanca e non grata-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezantoi Bardh Spahinë në Shkodër/ Reagon PD: U shfaq aleanca e non grata-ve

Partia Demokratike ka reaguar pas takimit elektoral të ish-kryeministrit Sali Berisha në Shkodër, ku prezantoi kandidatin e tij për zgjedhjet e 6 marsit, Bardh Spahinë.

 

Në reagimin e PD, thuhet se në Shkodër u shfaq aleanca e “non gratave”. Më tej, theksohet se nuk u tha asnjë fjalë për Tom Doshin dhe u shpalos vrer e mllef ndaj demokratëve të ndershëm.

 

Advertisement

 

“Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

 

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.

Advertisement

 

Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën”, thuhet në deklaratën e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy