Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja shprehet se hetimet e para i dhanë të drejtë PD për inceneratorët. Mirëpo, sipas tij, deri tani është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”.
Ai akuzon qeverinë Rama se e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Evropë, ndaj iu bën thirrje shqiptarëve që të braktisin të shkuarën.
Postimi:
430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.
Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.
17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto proçedura përfshijnë ministra, ish ministra, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.
Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.
Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!