![Zgjatja e vettingut/ Xhixho tregon “ngërçin”: Duhet të vazhdojë, por…](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/xi.png)
Deputetja e LSI, Erisa Xhixho thotë se procesi i vettingut duhet të vazhdojë, por sipas saj çështja është tek personat që ushtrojnë këtë detyrë.
Në një lidhje me Skype në Vizion Plus, Xhixho u shpreh se LSI do e shprehë nesër qendrimin e saj në seancë lidhur me zgjatjen e vettingut.
“Padyshim që në gjithë vizionin tonë kemi qenë një forcë poltike që kemi votuar ligjin e vettingut, por kam pasur divergjencat apo meraqet e mia për persona të cilet kanë ushtruar këtë proces vettingu. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka konfilkt të pastër interesi ku vetë kërkon zgjatjen e një mandati të një familjari të saj që është vetë kryetarja e KPK.
Duket qartë një influence e maxhornacës në institucionet e vettingut. Institucioni i vettingut do të duhet të vazhdojë, çështja është tek individtë që ushtrojnë këtë detyrë. Ne do të kemi qendrim nesër ne seancë, do të kemi e votën tonë në seancë të cilën do e shprehim qartë”, tha Xhixho.
Përsa i përket zgjedhjeve të 6 marsit, Xhixhi tha se janë një mundësi shumë e mire për të bërë një reflektim mbi mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 2019.
“Zgjedhjet e 6 marsit janë një mundësi e mire që qytetarët të votojnë për kanidatin që ata mendojnë se do i përfaqësojë më së miri. Kemi një koliaicon i kemi mundësuar anën ligjore që këta kandidatë të garojnë për 6 mars Është opozita më e vertëtë, më e fortë që duhet të përfaqësohet nga qytetarët”, tha Xhixho.