Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Mbështesim zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Mbështesim zgjatjen e mandatit të institucioneve të vettingut

Ambasadori Vincenzo del Monaco, ndërsa fliste për mbështetjen e zgjatjes së mandatit të institucioneve të vettingut, vuri theksin te progresi i jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi.

 

Ai shprehu gjithashtu bindjen për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Advertisement

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut. Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në TIranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, Ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi”, është shprehur Del Monaco.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy