Po zhvillohen diten e sotme zgjedhjet per postin e presidentit te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.
Perfaqesuesit e 20 shoqatave dhe klubeve sportive me te drejte vote do te kene mundesine te zgjedhin njerin prej dy kandidateve qe jane ne gare.
Behet fjale pikerisht per presidentin e Vllaznise se femrave Lazer Matija dhe ish- futbollisti, trajneri dhe drejtuesi i Vllaznise Kujtim Shaba.
Ky i fundit ka kerkuar nga perfaqesuesit e FSHF qe mbledhja te zhvillohet me pranine e medias, a po ashtu edhe procesi i votimit dhe numerimit, gje cila nuk eshte marre parasysh.
Me organizimin e ri te bere nga Federata Shqiptare e Futbollit per krijimin e mini- federatave ne 8 Rajonet e vendit, keto zgjedhje kane zgjuar interes.
Kjo edhe per shkak se ne zgjedhjet e sotme do te dalin emrat e delegateve qe do te votojne ne zgjedhjet e 2 masit per Kreun e FSHF dhe Komitetin Ekzekutiv.
Ja shoqatat anetare te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder:
1. KF VLLAZNIA
2. KLUBI FUTBOLLIT SHKODRA
3. MURLANI
4. DJELMNIA SHKODRANE
5. JUBAN DANJA
6. AAS
7. ADA
8. TERBUNI
9. VELEÇIKU
10. SCUTARI
11.BASHKIMI
12. SHPRESA
13.LABEAT
14.THE DOOR
15.ARRA E MADHE
16.VLLAZNIMI
17.ATLETIK KLUB
18.ROZAFA
19.SHKODRA 2006
20.DON BOSKO