
Viktoria Makarova, një menaxhere e një kompanie ndërtimi nga qyteti lindor i Ukrainës, Kharkiv, po kalon fundjavat e saj duke mësuar se si përdoren armët.
“Tani është koha për të mbrojtur vendin tim, shtëpinë time dhe familjen time”, shprehet 44-vjeçarja për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Makarova është një banore ukrainase në qytetin Kharkiv, një qendër e madhe industriale 40 kilometra nga kufiri rus. Në një intervistë të fundit me “The Washington Post”, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Kharkiv mund të jetë qyteti i parë që do të sulmohet nga forcat ruse.
Ndërsa frika rritet për një pushtim të mundshëm të Rusisë, kërkesa për kurse ushtarake dhe vetëmbrojtjeje është rritur në mënyrë drastike kohët e fundit. Ajo çfarë vihet re është se shumica e pjesmarrësve janë gra.
Për Igor Pushkarev, një veteran i luftës së vitit 2014 në Ukrainën lindore që drejton këto kurse thotë se sa herë rriten tensionet qytetarët motivohen më shumë për të mësuar. Rusia ka mohuar planifikimin për të pushtuar Ukrainën, por ka dhjetëra mijëra trupa pranë kufijve të fqinjit të saj.