![MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/02/uploads_thumbs_resize_800x420_515191-380x233.jpg)
Ministria e Arsimit dhe Shenkcës njofton se lajmi i publikuar në rrjete sociale për sulm hakerësh nuk është i saktë dhe se kamerat e sigurisë buk tregojnë hapësira të ministrisë.
Nga ministria theksojnë se pas kontrollit të shërbimet dhe institucioneve kompetente është konstatuar se nuk ka pasur asnjë sulm në sistemin elektronik ose bazën e të dhënave.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien spekulimeve dhe të jetë të qetë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave personale që i disponojmë ne për nxënësit, studentët dhe kuadrit mësimor. Sistemi i MASH është i mbrojtur”, thonë nga MASH.
Ata theksojnë se mbesin në koordinim me institucionet tjera që punojnë në fushën e krimit kompjuterit./Telegrafi/
The post MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh appeared first on Telegrafi.