Gjykata Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotme, ku do të zhvillojë seancën e radhës për vendimin e Kuvendit lidhur me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Kjo është seanca e tretë që zhvillon Kushtetuesja për këtë çështje, e cila do të nisë në orën 10:00, pas kërkesës së përfaqësuesit ligjor të Presidentit për 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për 72 pyetjet.
Advertisement
Meta premtoi pak ditë më parë se do t’u lexojë qytetarëve shqiptarë të gjitha përgjigjet e pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i dërgoi në seancën e shqyrtimit të shkarkimit të tij nga Kuvendi.