Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se gjatë ditës së sotme ka filluar pagesa nga të drejtat e mbështetjes sociale dhe fëmijërore për muajin janar.
Sipas njoftimit, shfrytëzuesit e të drejtave që posedojnë kartelë debitore do të mund t’i marrin të hollat në bankomate ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa elektronike.
Po ashtu për të mos patur turmë para bankave dhe në kushte të COVID-19, shfrytëzuesit e këtyre të drejtave që nuk kanë kartela, do të mund ta marrin pagesën në dy grupe, ndërsa ndarja e grupeve bëhet sipas shkronjës së parë të mbiemrit./Telegrafi/
Advertisement
The post MPPS Maqedoni: Vijon pagesa nga të drejtat e mbështetjes sociale dhe fëmijërore appeared first on Telegrafi.