Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si do të jenë temperaturat për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si do të jenë temperaturat për ditën e sotme
Për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike, ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mëngjesit, si dhe në relievet malore përgjatë ditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri intensive me shpejtësi mesatare 3-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore erë tepër intensive dhe e fortë dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -6 deri 6°C
në zona e ulëta -3 deri 10°C
në zona bregdetare 2 deri 11° C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy