Lidhja Demokratike e Maqedonisë mbështet kërkesën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë dhe inkurajon qeverinë që më shpejt t’i sjell për votim ndryshimet ligjore.
Nga LDM theksojnë se kanë pasur prioritet përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe rritjen e produktivitet.
“Pagat e vogla nuk motivojnë të punësuarit, por ndikojnë negativisht ndaj produktiviteti, inovacioneve dhe për këtë arsye të rinjtë ikin në mërgim”, thonë nga LDM.
Kujtojmë se më herët edhe RDM-ja përkrahu propozimet ligjore, ndërsa më edhe partia E majta mbështeti ndryshimet ligjore./Telegrafi/
Advertisement
The post Edhe LDM kërkon rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë appeared first on Telegrafi.