Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të thirrur nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, anëtarët njëzëri kanë konstatuar se gjendja politike dhe e sigurisë në vend është e qëndrueshme.
“Në mbledhje biseduam për gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vendin tonë dhe rajon. Janë sjellë disa konkluzione. Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ka rrezik për integritetin territorial të vendit. Organet e sigurisë janë të gatshme për veprim”, tha Pendarovski.
Sipas Pendaroivskit në mbledhje është diskutuar edhe për tensionin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Maqedonia është e obliguar si anëtare e NATO-s që të bëj përgatitjet, të gjitha përgatitjet, varësisht zhvillimeve në këtë anë të botës. RMV-ja është për t’i dhënë shanse dialogut dhe jo veprimeve tjera ushtarake. Ky vend i botës edhe më tej mbetet zonë e rrezikut”, tha Pendarovski.
The post Pendarovski: Gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.