Gjykata Kushtetuese pritet të japë sot gjykimin e saj në lidhje me vendimin e marrë nga Parlamenti në shtator për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mazhoranca socialiste akuzonte kreun e shtetit se kishte shkelur Kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021.
Për këtë arsye vendosen të ndërmarrin hapin për ta shkarkuar në Kuvend, një vendim i paprecedente në jeten politike shqiptare.
Seanca në Kushtetuese për të shqyrtuar ligjshmërinë apo jo të shkarkimit të Metës nga Parlamenti, do të nisë në orën 10:00 por nuk dihet sesa do të zgjasë.
Presidentit Meta afati Kushtetues i mandatit I përfundon në 24 korrik të këtij viti, ndërsa vetë ai ka paralajmëruar se menjehere do ti rikthehet jetes active politike.