PD sulmon Primaret e Berishës dhe kandidatët e tij: Tollovi e një të shpalluri non-grata për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD sulmon Primaret e Berishës dhe kandidatët e tij: Tollovi e një të shpalluri non-grata për korrupsion

Partia demokratike nepermjet nje komunikate per mediat ka sulmuar Berishen dhe procesin e Primareve ne bazen demokrate ku jane perzgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit 6 kandidate per zgjedhjet e 6 Marsit.

PD e quan procesin e perzgjedhjes se kandidate, nje tollovi nga i shpalluri non-grata per korrupsion.

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.”

Partia Demokratike shton se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro.

Advertisement

“Zgjedh Ramën, mban Berishën.Zgjedh Berishën, mban Ramën.”, mbyllet komunikata e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy