Kryeministri Edi Rama thotë se deri më tani më shumë se 50 mijë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformën e Këshillimit Kombëtar ose i kanë kthyer me postë pyetësohet që i kanë mbërritur në banesë.
Rama shprehet se ka një falënderim dhe garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt.
Advertisement
“Deri tani më shumë se 50,686 është numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë Me falenderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”, shkruan Rama.