
Tërhiqet në mënyrë të papritur nga kandidimi për bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi!
Kryebashkiakja aktuale duhet të ishte pjesë e primareve që do të zhvillojë këtë të diele Komisioni i Rithemelimit, bashkë me kandidaturat e tjera Bardh Spahija, Bashkim Rroji, Astrit Bushati dhe Irena Shestani.
Advertisement
Mirëpo Ademi është tërhequr një ditë para zhvillimit të garës së brendshme në radhët e mbështetesve të Berishës se kush do të ishte emri me të cilin ata do të shkonin në zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë Shkodër.