Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do ti recitoj poezinë “Ina-Ina”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta sulmon Ramën dhe Bashën: Koalicionit “bravo-brava” do ti recitoj poezinë “Ina-Ina”

Presidenti Ilir Meta shfrytëzoi një dalje për mediat paraditen e kësaj të premteje përe të sulmuar dyshen Rama-Basha të cilën e pagëzoi me emrin koalicioni “bravo-brava”.

Meta iu shmang pyetjeve mbi bashkëpunimin e mundshëm të LSI me Berishën për zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Ai theksoi se aleati i tij i vetëm është “populli i 2 marsit”, pasi për momentin është President, ndërsa në garë do të jetë vetëm vitin e ardhshëm pasi të ketë mbyllur mandatin presidencial.

 

Advertisement

 

 “Aleati im i vetëm eshte populli i 2 marsit, popull i mrekullueshëm, qytetar dhe dinjitoz. Sa I takon zgjedhjeve te 6 marsit, une as qe kam mundesi te votoj sepse i takoj bashkise se Tiranës. Deri tani kam qenë në garë për të mbrojtur Kushtetutën. Por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar që kam recituar poezi. Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi .

 

 

Advertisement

Sipas Presidentit, borxhi publik në nivele të larta është një dramë për Shqiperinë dhe shqiptarët, gjë e cila dëshmon se vendi është në situatë kritike ekonomike.

 

“Duhet të gjithë të marrin seriozisht çështjen e situatës me borxhin. Mos bëjnë sikur nuk kurojnë edhe faktorët që pretendojnë se janë në opozitë. Është e vërtet që një grup i qeverisë që ka kapur shtetin, edhe në interes të një numri oligarkësh që përfitojnë shumë. Por është një dramë në rritje për shumicën e shqiptarëve. Shikoji këto tregues me qetësi. Duhet të thellohemi të gjithë sepse është borxhi ynë. Që të mos përfundojmë si ndonjë vend tjetër.Këto tregues janë një kambanë e fortë alarmi. Tregojnë qartë se jemi në një situatë kritike ekonomike. Të heqim dorë nga gallatat me ekonominë, aq më tepër me borxhet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy