Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) këtë të enjte ka miratuar përdorimin me kusht të pilulës Pfizer për trajtimin e Covid, kryesisht tek personat e rritur që janë më të rrezikuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se drita jeshile e dhënë nga EMA lejon vendet e BE-së që të përdorin ilaçin.
Ndërkohë ku është një vendim që vjen pas atij në fundvitin e kaluar ku Coreper miratoi përdorimin urgjent të pilulës.
Ndërkaq kujtojmë se në Shtetet e Bashkuara janë miratuar të dyja pilulat Pfizer dhe Merck në dhjetor.
Advertisement
Gjithashtu pilula Merck është në shqyrtim në BE, por do të duhet më shumë kohë për t’u miratuar, pas shqyrtimit, nga kompania, duke pasur parasysh testet e saj në nëntor.