Kundër propozimit për heqjen e Qeverisë së Përzhinës është edhe partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, Qeveria teknike nuk e ka arritur qëllimin e saj për të cilin u soll, prandaj, siç shtojnë, duhet të mbesë.
“Ne mendojmë se ministri teknik i Punëve të Brendshme, rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, gjënë e parë që duhet të bëj është krijimi i i një taskforce të policisë, e cila do të përndjek të gjithë zyrtarët shtetërorë që keqpërdorin pozicionet zyrtare, me qëllim dhe për nevojat e tyre elektorale.
Debati për heqjen ose jo të qeverisë teknike, me fjalë të tjera, shpalljen e Marrëveshjes së Përzhinos të panevojshme, mund të hapet vetëm në momentin kur të ndjehen rezultatet e ç’kapjes së shtetit”, tha Snopçe.
The post ASH është kundër heqjes së qeverisë teknike appeared first on Telegrafi.