Një grua ukrainase, nënë e tre fëmijëve është armatosur ndërsa mijëra civilë të vendit përgatiten për mundësinë e një pushtimi rus.
Sipas medieve të huaja, Mariana Zhaglo studiuesja 52-vjeçare e marketingut ka thënë se është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur vendin e saj.
“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani.
Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin; ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo deri tregoi pushkën e saj Zbroyar Z-15 që sipas saj përdoret për gjueti, shkruan Dailymail.
Krahas blerjes së pushkës së saj, Mariana, është bërë anëtare e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës (TDF), ndërsa ka edhe një silenciator dhe pamje teleskopike të fiksuar në armë.
TDF është njësi vullnetare e forcave të armatosura të Ukrainës. Ajo bleu gjithashtu një përkrenare, kamuflazh bore, qese municionesh, çizme dhe uniformë të ushtrisë britanike për 1000 dollarë. Gjithashtu ajo shkoi në një kurs dy-javor për snajper.
Krahas armës së saj të re, ajo tha se kishte rezervuar furnizime dhe ushqime, duke përfshirë “shumë e shumë municion”. Mariana nuk është e vetmja. Qytetarët e zakonshëm janë grumbulluar për t’u bashkuar me radhët e TDF dhe për të marrë trajnime ushtarake ndërsa forcat e Vlaidimr Putin ndodhen në kufi.